Një nga anëtaret e Gardës Kombëtare të qëlluar në Uashington ka vdekur nga plagët e marra, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump.
Presidenti amerikan e quajti 20-vjeçaren Sarah Beckstrom, “shumë të respektuar” dhe “person të mrekullueshëm”.
Personi tjetër që u qëllua, Andrew Wolfe, 24 vjeç, mbetet në gjendje kritike dhe po “lufton për jetën e tij”.
Çifti u zu në pritë ndërsa patrullonin pranë Shtëpisë së Bardhë.
Edhe i dyshuari për sulm, shtetasi afgan Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, është në gjendje të rëndë.
Trump e përshkroi atë si një “përbindësh të egër”.
Ai udhëtoi mijëra kilometra larg shtëpisë së tij në shtetin e Uashingtonit për të kryer sulmin me një revolver të fuqishëm Magnum, sipas prokurores amerikane Jeanine Pirro.
Lakanwal u plagos në një shkëmbim zjarri dhe tani është në spital.
Ai thuhet se ka punuar në një njësi të ushtrisë afgane të mbështetur nga CIA përpara se të vinte në SHBA në vitin 2021 sipas një skeme zhvendosjeje për të mbrojtur njerëzit nga hakmarrjet e talebanëve.
Hetuesit po e trajtojnë sulmin si terrorizëm dhe të enjten kontrolluan disa prona, përfshirë një të lidhur me Lankanwal në shtetin e Uashingtonit, ku FBI-ja sekuestroi pajisje elektronike dhe intervistoi të afërmit.
Lakanwal ka një grua dhe pesë fëmijë, por policia tha se duket se ai ka vepruar vetëm.
Ndryshe, Trump urdhëroi 500 trupa shtesë në vend pas të shtënave, duke iu bashkuar rreth 2,200 trupave që ishin tashmë atje.











