Ka vdekur Eileen Fulton.
Aktorja e ndjerë, e njohur më së miri për rolin e saj të gjatë si Lisa Grimaldi në telenovelën “As the Ëorld Turns”, vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 91 vjeçare.
Familja e Eileen njoftoi se ajo ndërroi jetë më 14 korrik në Asheville, Karolina e Veriut, në një nekrologji, nëpërmjet Deadline, pas “një periudhe me shëndet të përkeqësuar”.
Eileen la pas vëllain e saj, Charles Furman McLarty, mbesën Katherine Morris dhe fëmijët e tyre, si dhe kunatën Chris Page McLarty.