Aktivisti i Vetëvendosjes, Hysni Hyseni-Doda nga Prizreni ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër me të cilën po përballej.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Shkrimi i plotë:
Hysni Hyseni (Doda)
Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer…
Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi!
I drejtë dhe vazhdove drejtë!
Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove!
Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut…
Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi.
I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni,
Zoti të mëshiroftë./gazetametro.net