Në fshatin Papër, Elbasan, në një punishte mermeri ka humbur jetën aksidentalisht një 42-vjeçar.
Policia njofton se viktima është 42-vjeçari me inicialet L.V, i cili punonte në një punishte mermeri pronësi të shtetasit B. S., 38 vjeç, transmeton tch.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.