Një 76-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë.
“Më datën 05 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në SHSKUK. Më vonë, autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.









