Një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës sot në Prizren, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës që ishte në ndërtim e sipër.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima është 48-vjeçar.
Sipas Bytyqit, viktima s’ka arritur t’i përballojë lëndimet e marra dhe si pasojë ka vdekur në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.
“Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjecar nga Prizreni. Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, tha ai për Gazetën Online Reporteri.net.