Vdes 23-vjeçarja që u godit nga një polic në zebra në Pejë, ky është identiteti i autorit

Një 23-vjeçare nga Peja ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, gjegjësisht në fshatin Qyshk të Pejës.

Nga Policia për Insajderin më herët të martën konfirmuan se viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

Insajderi merr vesh se 23-vjeçarja nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra nga aksidentimi në zebra, duke humbur jetën në QKUK.

Burimet bëjnë me dije se autori që shkaktoi aksidentimin e 23-vjeçares është Argjend Kastrati, pjesëtar i Policisë së Kosovës që një vit.

Gashi ka njoftuar fillimisht se viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë.

“Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara me udhëzim të mjekut është nisur për në QKUK në Prishtinë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi.