Vdekje e dyshimtë në Zveçan

Policia raporton se është gjetur pa shenja jetë trupi i një personi të gjinisë mashkullore të komunitetit serb.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes në një largësi prej 150 metra është gjetur një armë zjarri-pushkë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./KosovaPress/