Policia e Kosovës ka njoftuar se një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Rahovec.
“Në Qendrën Emergjente në Prizren nga familjarët e tij është sjellë viktima mashkull K/Shqiptar i cili pas një kohe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.