Vdekja e gruas në Pejë, arrestohet i dyshuari

Për rastin e gruas SH.R 44 vjeçare, e cila u pa e shtrirë në rrugë më pas ndërroi jetë në Spitalin e Pejës, policia ka arrestuar një person. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, raporton Sinjali. I njëjti po dyshohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.

Zëdhënësi i Prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për Sinjalin.

“Trupi i pajetë i viktimes me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion. Ndërsa lidhur me këtë rast është ndaluar një person për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”. Për këtë rast momentalisht nuk mund të japim më shumë informata”, tha Nikçi për Sinjalin.

Kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 12:50.