Mbrëmë ka vdekur babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit Haxhiu.
Ai ka vdekur dy ditë pasi u vizitua nga djali i tij, i cili pas disa refuzimesh, erdhi në Kosovë me lejen e Gjykatës Speciale.
Nacionale nga burimet e veta ka mësuar se varrimi pritet të caktohet sot, dhe me gjasë ai do të mbahet të martën.
Duke parë problemet që ka pasur Thaçi për të ardhur në Kosovë, mbetet të shihet nëse Gjykata Speciale do t’ia lejojë vizitën sërish.
Në raste të vdekjeve, Specialja nuk kishte lejuar asnjë të akuzuar për të ardhur në Kosovë për ditën e varrimit.
Vizitat ishin lejuar tek pas disa ditësh, kjo për të shmangur konktaktet me njerëz.
Megjithatë, ardhjen e Thaçit në Kosovë e ka kërkuar avokati Arianit Koci. Ai ka thënë se Gjykata Speciale ka bërë padrejtësi duke refuzuar kërkesat e mëhershme.
“Drejtësia nuk është vetëm procedurë dhe rregull. Drejtësia është edhe ndjeshmëri. Është të kuptosh kontekstin. Është të mos e trajtosh një njeri që ka sakrifikuar për këtë vend sikur të mos kishte histori, sikur të mos kishte familje, sikur të mos kishte dhimbje. Tani, nuk ka më justifikime. Duhet t’i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Kështu e do humanizmi. Kështu e kërkon drejtësia. Prehu në paqe, Haxhi Thaçi. E vërteta mund të vonojë – por nuk humb kurrë”, ka shkruar Koci në rrjete sociale.
Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare, Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi – pas përballjes me një sëmundje të rëndë ku po trajtohej në klinikën interne.
Nacionale kuptoi nga brenda QKUK-së se para rreth gjysmë ore ka ndërruar jetë babai i presidentit.
Tashmë lajmi u konfirmua edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe mbarë kombin shqiptar.
Po ashtu, Enver Hoxhaj i PDK-së, shprehu ngushëllime për vdekjen e Haxhui Thaçit.
Fadil Nura, kryetari i Skenderajt, shkroi se “Baca Haxhi iku nga kjo botë me mërzi të madhe”.
I pikëlluar për vdekjen e Haxhit Thaçit, babait të Presidenit Hashim Thaçi, ka shkruar edhe kryeminsitri shqiptar, Edi Rama.
Rama shkroi shkurt me mesazh për Hashim Thaçin: “Baba iku krenar Hashim”.
Ditëve të fundit nën masa të rrepta sigurie, Hashim Thaçit, vizitoi babanë e tij për rreth tri orë e gjysmë në QKUK, pas disa herë refuzimesh nga Gjykata Speciale.
Ngushellimë ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.