Vdekja e Agon Zejnullahut, reagojnë nga PSD: Shkarkimi i Sveçlës është vetëm minimumi

Vdekja e dyshimtë e 27 vjeçarit ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, shkruan Fokusi.info.

Për këtë ka reaguar edhe Teutë Rrusta e PSD-së, e cila ka thënë se “minimuni që mund të bëhet është shkarkimi i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla”.

“Shkarkim për Sveçlën! Është vetëm minimumi.Nëse ka një kohë kur policisë i është dhanë rol, sepse ishte instrumenti kryesor për lavdi me filma në veri, është ajo në qeverinë e fundit. Arroganca edhe autoriteti i një pushteti imitohet kështu e mbërrinë deri tek polici më i ri”, tha ajo.

“Këta që qeverisnin me polici, kundër krejt botës, janë që shohin ndëshkimin si mundësi për nënshtrim të trupit, prodhojnë kushte e trajnojnë policë që dehumanizojnë”./Fokusi.info/