Tre ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Korçën teksa Gramoz Nakos iu grabitën 13 mijë euro dhe më pas u vra prej kunatit të tij.
Sipas burimeve i vëllai, Rasin Nako 59-vjeç ka humbur jetë ditën e sotme i cili mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, por edhe nga që përjetoi pas vrasjes së vëllait.
Gramoz Nako, 57 vjeç u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij në Korçë. Pas hetimeve rezultoi se ai u vra nga kunati i tij, Sefedin Zenellari, i cili një ditë pas krimit vrau edhe veten.
Sipas policisë Zenellari u mbyll në një dhomë të shtëpisë ku jetonte i vetëm dhe përdori të njëjtën armë me të cilën dyshohet se vrau kunatin disa orë më herët.