Një sasi të konsiderueshme fileto pule javë më parë e importuar nga Brazili është bllokuar në Shqipëri pasi u konfirmua prania e salmonelës në mish.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në një mostër nga filetoja e ngrirë u gjet Salmonella Typhimurium.
AKU në Shqipëri tha se ka ndërhyrë me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë.
“Super Viva” e qet në aksion llojin e mishit që në Shqipëri doli se kishte bakterie salmonellë
Ndërkaq, në Kosovë ky lloj i fleto pule është ende prezent në maketet dhe dyqane e gjërave ushqimore.
Edhe pse lajmi sot mori jehonë, duket se në marketet e Kosovës ende po shitet me të madhe fileto e pulës “CopaCol”
Në një video të dërguar në redaksinë e lajmi.net, shihet se në një nga marketet e Kosovës në Mazgit, ky lloj mishi po shitet në “aksion”.