Vazhdon përplasja e Deliut me Haxhiun: Vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit, mund ta marrë seriozisht

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi tha se Deliu-Kodra ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës.

Deliu-Kodra i është kundërpërgjigjur duke thënë se Haxhiu është ministrja më e dobët dhe e paaftë në histori të Kosovës dhe se mund ta marrë seriozisht reagimet e saj “vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit”, shkruan Reporteri.net.

“Paska reaguar deputetja Albulena Haxhiu. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte ministrja më e dobët dhe paaftë në histori të Kosovës. Vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit – mund ta marrë seriozisht çdo reagim të saj”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Gjithçka nisi pasi Deliu-Kodra, e publikoi një mesazh që thotë se ia kishte dërguar bashkëshorti i Haxhiut para tetë vitesh, e ku e quante “kriminele”.