Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare nga ana zyrtarë të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe publike.

Qytetarë të ndryshëm po raportojnë çdo ditë se si zyrtarët shtetëror me vetura zyrtare shëtisin dhe i përdorin ato edhe gjatë fundjavës, shkruan Gazeta Blic.

Dy fotot e dërguar nga një lexues, tregon një veturë zyrtare në Prishtinë e cila përdoret jashtë orarit të punës.

Më herët, ishte marrë një vendim që mos të përdoren veturat zyrtare jashtë orarit të punës, megjithatë përdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale të punonjësve të institucioneve të Kosovës mbetet në nivel të lartë.

Gjithashtu në Maj të këtij viti, qeveria ka marrë vendim që veturat zyrtare të përdorën vetëm për kryerjen e detyrave zyrtare.

Fjala është për udhëtime jashtë vendit.

Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës autorizohet që te kontrollojë shoferët dhe të ju kërkoj shoferëve autorizimin zyrtarë me veturën që janë duke udhëtuar.

Vetura në foto është fotografuar rreth orës 22 e 40.

Related Posts