Vazhdon dhu*na mes qytetarëve dhe forcave të rendit në Serbi

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në qytetet serbe kanë vazhduar edhe gjatë natës së kaluar. Sipas njoftimeve, dhjetëra persona janë lënduar gjatë incidenteve të ndryshme me policinë ndërsa qindra të tjerë janë arrestuar nga forcat e rendit.

Njëkohësisht, përveç policisë, ka raporte për përleshje të ndryshme mes përkrahësve të presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe kundërshtarëve të tij si dhe sulmeve ndaj pronave të personave të cilët po marrin pjesë në protestat antiqeveritare të cilat filluan pas tragjedisë në Novi Sad kur 16 persona humbën jetës si pasojë e rrëzimit të një pjese të stacionit hekurudhor të qytetit.

Përveç përleshjeve mes grupeve të qytetarëve dhe forcave të rendit, gjatë natës së kaluar kanë vazhduar edhe sulmet ndaj zyrave të partisë në pushtet, SNS- sipas njoftimeve, protestuesit, në së paku 9 qytete, përfshirë edhe Beogradin dhe Novi Sadin, kanë shkatërruar apo ua kanë vënë flakën zyrave dhe lokaleve që përdorën nga kjo parti.

Njëkohësisht është bërë e ditur se , për herë të parë, protestuesit gjatë natës së kaluar sulmuan edhe zyrat e partisë radikale Serbe, SRS, të udhëhequr nga Vojislav Sheshel, të cilin një pjesë e madhe e protestuesve e sheh si person me ndikim të madh në qeverinë e tanishme Serbe./rtk

The post Vazhdon dhu*na mes qytetarëve dhe forcave të rendit në Serbi appeared first on Kosovapost.net.