Vazhdojnë trazirat në Tiranë, policia përdor topa uji për shpërndarjen e protestuesve

Kur ora shënoi 20:52, tensionet para Parlamentit të Shqipërisë vazhduan. Disa protestues hodhën Molotov drejt makinave të ujit të policisë, ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Disa nga protestuesit ishin të pajisur me maska kundër gazit dhe vazhduan të qëndrojnë në rrugët pranë godinës së parlamentit, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe të paparashikueshme.