Protestat kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, po vazhdojnë të mbahen me pjesëmarrje masive të studentëve e të qytetarëve të tjerë.
N1, medium opozitar serb, raporton se nga ora 10 ka filluar bllokada e lagjes urbane Autokomanda në Beograd.
Bllokada do të zgjasë për 24 orë.
Deri më tani bllokimi i Autokomandes nuk ka prodhuar ndonjë dhunë dhe po kalon në një atmosferë pozitive me aktivitete të ndryshme sportive dhe sociale.
“Do të kemi tenda dhe ngrohëse, si dhe disa aktivitet si festë çaji me sudentët, mini futboll, turne shahu e shumë të tjera” – thuhet në njoftimin e studentëve, transmeton N1.