Vazhdojnë kërkimet për Ismet Millakun nga fshati Ujmir i Klinës

Po vazhdon edhe sot aksioni i kërkim-shpëtimit për qytetarin Ismet Millaku, i cili është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij që nga e premtja.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, ka qëndruar gjatë ditës në fshatin Ujmir të Klinës, ku edhe po vazhdon aksioni për ta gjetur 70-vjeçarin.

Ai po kërkohet edhe në lumin Drenica, i cili kalon në atë zonë. Poashtu, kërkimet janë duke u bërë edhe me anë të dronëve.

Familjarët kanë deklaruar se Millaku kishte disa herë që ishte zhdukur por kthehej në shtëpi pas 1 ose 2 dite. Sipas familjarëve, ai kishte probleme fizike dhe pisiqike. /Klankosova.tv