Vazhdimi i seancës, Muharremi tallet keq me deputetët: Mirë se vini në episodin e 10-të të cirkut politik

Analisti Shenoll Muharremi ka ironizuar me përpjekjen e dhjetë të deputetëve për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se Kuvendit i Kosovës është shndërruar në një cirk politik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është abuzim me demokracinë.

“Mjesi, a jeni zgju? Mirsevini në epizodin e 10-të i cirkut politik. Sot abuzim me demokraci dhe me qytetarët, po nesër ndëshkim për ta. Sot vazhdon drama në Kuvendin e Kosovës, ku po bllokohet themelimi i institucioneve më vitale të shtetit. Ndërkohë, derisa kishim fushatë dhe zgjedhje, kogja disa gjëra kanë ndodhë”, ka shkruar ai.