Vatra të reja zj*arri në Podujevë, angazhohet edhe FSK-ja

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si Metehi dhe Repë.

Bulliqi tha se ekipet e tyre janë angazhuar maksimalisht në terren, me mbështetjen e Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe FSK-së.

“Situata është e rëndë dhe kërkon angazhim të përbashkët. U bëj thirrje qytetarëve të këtyre zonave që të tregojnë bashkëpunim me zjarrfikësit dhe policinë, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të zjarreve dhe të mbrojmë pronat”, shkroi Bulliqi, transmeton KosovaPost.

Gjatë ditës së djeshme Podujeva është përballur me nëntë vatra zjarri, ku komandanti i zjarrfikësve në Podujevë tha se zjarret ishin të qëllimshme.

The post Vatra të reja zj*arri në Podujevë, angazhohet edhe FSK-ja appeared first on Kosovapost.net.