Është varrosur Agron Haradinaj, ish-luftëtari i UÇK-së këtë të diele në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit, shkruan fokusi.info.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, emra të shumtë të politikës në vend, bashkëluftëtarë të tij dhe qytetarë të shumtë.
Ish-luftëtari Agron Haradinaj ka vdekur të enjten pas përballjes me një sëmundje të rëndë.
Ndryshe, Agron Haradinaj ishte vëllai i Nasim Haradinajt, i cili vazhdon të jetë në Hagë, i burgosur në kuadër të Gjykatës Speciale.