Varianti i ri i COVID që u zbulua fillimisht në Britani është përhapur tashmë në një sërë shtetesh, kjo edhe për shkak të transmetueshmërisë më të lartë të tij.
Por a mund ta kuptojë një person, nga simptomat, nëse është prekur nga ky variant i COVID?
Qeveria britanike nuk ka publikuar ndonjë listë me simptoma të ndryshme, duke theksuar se 3 simptomat kryesore të COVID: Temperatura e lartë, kolla dhe humbje ose ndryshim i shijes dhe nuhatjes.
Ndërsa një studim nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani, arriti në përfundimin se kollitja, dhimbja e fytit dhe lodhja janë simptomat më të zakonshme nga varianti britanik i COVID.
Ndërsa humbja e shijes apo nuhatjes, ka më pak të ngjarë të ndodhi te personat që infektohen me këtë variant./joq