Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka thënë se forca ushtarake nuk është e nevojshme për ta marrë kontrollin e Grenlandës, pasi sipas tij, grenlandezët do duan me dëshirë t’i bashkohen SHBA-së.
Gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake amerikane në ishull, Vance ka thënë se Trumpi ka të njëjtin mendim për planet për Grenlandën.
Grenlanda, siç thotë Vacne, është jashtëzakonisht e cenueshme tani”
“Grenlandezët do të dëshirojnë të bashkëpunojnë me SHBA-në”, ka thënë ai, pavarësisht nga sondazhet që tregojnë kundërshtim të gjerë nga popullsia vendase ndaj qeverisjes nga SHBA-ja.
Ai ka deklaruar se “kjo duhet të ndodhë” dhe fajëson sërish Danimarkën, duke thënë se nuk e kanë mbajtur zonën të sigurt.
Vance – zyrtari më i lartë amerikan që ka vizituar ndonjëherë ishullin – u shpreh se baza e SHBA-së në Grenlandë është jetike për monitorimin e kërcënimeve raketore ndaj Amerikës së Veriut dhe do të luajë rol në të ardhmen.
Vance paralajmëroi se Kina dhe Rusia po tregojnë interes më të madh për Arktikun sesa aleatët e SHBA-së në Evropë dhe kritikoi Danimarkën për “investim të pamjaftueshëm” në “arkitekturën e sigurisë” të territorit.
“Ne e dimë se kinezët janë shumë, shumë të interesuar për këtë ishull. Gjithashtu edhe Rusia. Kemi prova të fortë”, ka thënë Vance.
Pas disa orësh qëndrimi në Grenlandë, Vance i shoqëruar nga gruaja po kthehen në Amerikë.