Vance dhe zyrtarët amerikanë i bëjnë thirrje Trump të provojë diplomacinë përpara se të godasë Iranin

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka udhëhequr një grup ndihmësish të lartë të Donald Trump, që e kanë nxitur atë të provojë diplomacinë përpara se të godasë Iranin, sipas Wall Street Journal.

Raporti sugjeron që Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte një ofertë nga Irani për të diskutuar programin e tij bërthamor, ndërsa presidenti amerikan po shqyrton veprime ushtarake, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen ndërsa sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se opsioni i parë i Trump ishte diplomacia, por ai ka “treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake” kur e sheh të nevojshme.

Ajo shtoi se “sulmet ajrore” do të ishin një nga opsionet në tryezë.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Izrael, ka bërë të ditur sot se SHBA nuk ka synim rrëzimin e regjimit në Iran.