Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, pritet të mbajë një tjetër takim me lojtarët në prag të ndeshjes së Champions League kundër Marsejë. Një takim për të diskutuar çështje të ndryshme që po pengojnë skuadrën të japë atë që pritej. Kapiteni ishte i zemëruar me pakujdesinë që i lejoi Burnley të barazonte 1-1 në “Anfield” fundjavën e kaluar.
Kjo është hera e parë që nga viti 2008 që Liverpool ka barazuar katër ndeshje radhazi në Ligë. Holandezi u largua menjëherë nga stadiumi, pa folur me mediat. Ky takim mes lojtarëve të “reds” do të jetë i dyti këtë sezon, me Van Dijk do t’u bëjë pyetje lojtarëve siç bëri pas humbjes ndaj Manchester United, në tetor në mes të një serie prej nëntë humbjesh në 12 ndeshje.
“Jam i frustruar që pas 60 minutash filluam të bëhemi të pakujdesshëm dhe nuk është hera e parë. Kemi folur edhe më parë, por me sa duket duhet ta trajtojmë përsëri këtë problem. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si mund ta zgjidhim sepse të gjithë duam të fitojmë ndeshje dhe patëm shumë shanse për ta bërë këtë kundër Burnley”, tha Van Dijk.
“Nuk më pëlqejnë fishkëllimat nga tifozët e mi”, shtoi Van Dijk, që në lidhje me garën për vendin e katërt, ai pranoi se një dështim i vazhdueshëm për të shfrytëzuar shanset e tyre do ta bënte atë një detyrë të vështirë. “Nuk i shoh të tjerët. Duhet të shohim vetëm veten tonë dhe nëse luajmë siç luajtëm. Duhet të përmirësohemi në vend që të shohim të tjerët“, tha Van Dijk.
The post Van Dijk tjetër takim “kokë më kokë” me lojtarët e Liverpool: S’më pëlqen kur më vërshëllejnë tifozët appeared first on Telesport.










