Van Dijk: Të gjithë duhet të shihemi në pasqyrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin

Fitorja mesjavën e kaluar në Champions League duket se nuk i ka zgjidhur problemet te Liverpool, që të dielën pësoi një tjetër humbje, duke ndërlikuar ndjeshëm pozitat në Premier League.

Kapiteni Virgil van Dijk përpiqet të analizojë situatën, duke evidentuar disa probleme që po kalojnë “Reds” këtë sezon. “Fakti që nuk e mbajtëm portën të pastër për nëntë ndeshje është një tregues i rëndësishëm për problemet që kemi”, tha mbrojtësi holandez.

Është e lehtë të fajësosh një person të caktuar, mbrojtjen ose goditjet standarde. Por në fund është një gjë kolektive. Të gjithë duhet të shihemi në pasqyrë, përfshirë edhe veten time. Jam i sigurt se do të dalim nga kjo”, shtoi Van Dijk.

Më tej, ai shtoi: “Nuk do ta bëjmë vetëm duke folur për të. Do të përpiqemi të përmirësohemi. Kemi nevojë për njëri-tjetrin, kemi nevojë për mbështetje. Kemi nevojë që njerëzit që festuan me ne vitin e kaluar të jenë me ne tani edhe më shumë. Do të dalim nga kjo sepse kemi cilësi në sulm dhe mbrojtje”.

The post Van Dijk: Të gjithë duhet të shihemi në pasqyrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin appeared first on Telesport.