Marco Van Basten, kujton vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga futbolli: “Ishte muaji korrik i vitit 1995. Më bie telefoni. ‘Marco, jam presidenti Berlusconi, si je? Të kam marrë Roberto Baggion, mos bëj shaka’.
Në maj, pas një konsultimi tjetër në Antverp, isha gati të tërhiqesha nga futbolli, por pas asaj telefonate nga presidenti, dashuria ime për futbollin u zgjua sërish. Mendova: ‘Unë me Baggio…, nuk do të ishte keq’.
U ktheva në Itali dhe iu bashkova ekipit pas dy vitesh për përgatitjen verore. Isha i vendosur, edhe vetëm për një vit tjetër, doja ta provoja, sepse gjithmonë e kam admiruar Roberton dhe të luaja me të ishte një mundësi e shkëlqyer për të dy. Në stërvitje, pas disa ditësh u takuam, dhe më pyeti për problemet e mia.

Më tha: ‘Të paktën për një vit, do të ishte bukur të luanim së bashku. Luajmë të dy me gjysmën e këmbës funksionale, por ndoshta bashkë mund të bëjmë një futbollist të plotë’. Pas asaj shprehjeje shpërthyem në të qeshura, kuptova se ishte një djalë i jashtëzakonshëm. Gjetëm ndjesi të mira menjëherë.
Por pas disa ditësh, kyçi i këmbës filloi të më japë dhimbje të mëdha. E kisha stomakun copash për shkak të analgjezikëve dhe shpesh të vjella. Kishte ardhur koha të tërhiqesha, nuk mund të ecja më.
E përqafova të gjithë ekipin me lot në sy, lashë kapitenin, Franco Baresi, dhe Roberton për në fund. Fjalët e fundit të Robertos ishin: ‘Dëshpërim! Do të ishte bukur të luaja pranë teje’. Ato fjalë i mbaj brenda meje, më duket se i dëgjoj edhe sot. Mallkuar kyçet e këmbëve…”
The post Van Basten: Ah, ajo telefonatë nga Berlusconi, ëndrra e parealizuar me Baggio dhe… fundi im appeared first on Telesport.











