Dy gola të tjerë nga Kylian Mbappé këtë sezon, që pa dyshim po kalon një moment të jashtëzakonshëm, duke qenë protagonist në fitoren 4-0 të Real Madrid ndaj Valencia.
Ai ka shënuar deri më tani 13 gola në La Liga dhe më i afërti në renditje është Julian Alvarez me shtatë gola. Duke përfshirë edhe golat në Champions League dhe Kupën e Mbretit, Mbappe deri më tani ka realizuar 19 gola në 17 ndeshje.
Shoku i tij i skuadrës Federico Valverde, duke folur për Real Madrid TV, e vlerësoi sulmuesin: “Shijojeni atë, shijojeni atë në maksimum për sa kohë që ai vazhdon të shënojë gola për Real Madrid, për veten e tij, për këtë udhëtim që sapo ka filluar në Madrid“.
Valverde nuk ka dyshime për të ardhmen e francezit, një lojtar i nivelit të lartë në Spanjë, Evropë dhe botë: “Mbappé do të arrijë gjithçka sepse është një nga më të mirët në botë”.
The post Valverde: Shijoni Mbappe, golat dhe lojën e tij, është një nga më të mirët në botë appeared first on Telesport.










