Valverde në stol, Vinicius i mërzitur me zëvendësimin? Xabi Alonso i prerë: Këtu vendos trajneri…

Xabi Alonso komentoi fitoren e thellë të Real Madridit ndaj Kairat në Champions League. E bëri këtë gjatë një konference të veçantë, ku iu kërkuan edhe autografe. Ai theksoi tri pika kryesore: “hat-trick”-u i Mbappé, zëvendësimi i Vinicius dhe vendimi për ta lënë Valverde në stol.

Rreth fitores: “Vinim me objektiv të qartë, për të fituar. Tani e ka radhën Juventusi. Objektivi u arrit, lojtarët luajtën me seriozitet. Tani mendojmë për Villarreal”. Valverde në stol: “Vendimi ishte marrë më parë. Fede gjithmonë është i gatshëm, por duhet t’i menaxhojmë minutat e secilit”. Mbappé: “Është vendimtar në pothuajse çdo ndeshje, klinik para portës, jo vetëm për golat, por edhe ndikimin e tij. Mund të bëjë një sezon spektakolar”.

Vinicius u pa i mërzitur te zëvendësimi. Si duhet ta menaxhojë trajneri: “Nuk ishte një reagim i papritur. Ndodhi një tjetër ditë, por sot jo. Gjithmonë është vendim i trajnerit. Ai i Vinicius nuk ishte shpërthim, thjesht pati një koment që e kuptuam”. Rreth Arda Güler dhe Rodrygo: “Arda mund të luajë si mesfushor sulmues, Rodrygo mund të luajë edhe në të djathtë. Sot kanë luajtur në mënyrë spektakolare”.

 

The post Valverde në stol, Vinicius i mërzitur me zëvendësimin? Xabi Alonso i prerë: Këtu vendos trajneri… appeared first on Telesport.