Ernesto Valverde e ka cilësuar Pep Guardiolan si trajnerin më të mirë në botë, pavarësisht eliminimit të Manchester Cityt nga Champions League.
Ky eliminim i “qytetarëve” ka bërë që trajneri i tyre, Guardiola, të kritikohet për shkak se nuk justifikon shpenzimet e bëra në merkato.
“Guardiola është pa asnjë dyshim trajneri më i mirë në botë, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve”, ka thënë Valverde në një konferencën për mediat.
Manchester City nuk ka arritur të prek gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pasi është eliminuar nga rivalët anglezë të Tottenham Hotspur.
Lexo.al