Federico Valverde, pas fitores ndaj Athletic Bilbao, vlerësoi paraqitjen e Real Madridit përmes kanaleve zyrtare të klubit: “Sot ishte paraqitja jonë më e mira, përgjatë 90 minutave. Në disa ndeshje kemi vuajtur të qëndrojmë të fokusuar që nga fillimi, duke pësuar gola herët. Sot folëm në dhomën e zhveshjes, duhej ta ndryshonim ritmin, të shtypnim lart dhe të shënonim të parët. Ishim spektakolarë”.
Ai theksoi punën e shkëlqyer të ekipit si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, duke shtuar se Real Madridi ka lojtarë vendimtarë që shënojnë pothuajse në çdo prekje. Për shiritin e kapitenit, mesfushori u shpreh: “Është nder ta mbroj këtë simbol çdo ditë. Jam krenar për shokët që më mbështesin”.
Sa i përket golit të dytë, ai theksoi emocionin dhe punën kolektive, duke vlerësuar edhe pritjet vendimtare të Courtois: “Na dha shumë besim për të sulmuar. Goli i dytë ishte një aksion fantastik, jemi shumë të lumtur për Camavinga”.
The post Valverde: Folëm qartë në dhomat e zhveshjes, bëmë paraqitje spektakolare appeared first on Telesport.











