Sipas analistit Valon Syla në zgjedhjet në Shqipëri kishte “mungesë të ofertës”.
Ai tha se Sali Berisha ka qenë i freskët 33 vite më parë, ndërsa tani sipas Sylës nuk është.
“Sali Berisha është i freskët në vitin 92, pra 33 vjet më herët Sali Berisha ka qenë i freskët. Nuk mundesh ti me dalë me Sali Berishën si një nuse 82-vjeçare me ja ly buzët me vesh me vello edhe me thanë po e martojmë edhe njëherë se në formë është. Nuk dhezë ajo”, tha Syla.
“Kjo ka qenë oferta e opozitës në Shqipëri, një nuse me vello me buzë të kuqe 80-vjeçare e cila po e ofron ndryshimin. Era komunist i ka ardhë Sali Berishës (i dajthtë), a Edi Rama që është socialist ësht pesë herë më i djathtë”, tha Syla në Pressing.
Ai shtoi se transparenca në zgjedhje ishte në nivel dhe “shumë të pastërta ishin zgjedhjet”.