Gazetari Valon Syla është treguar i drejtëpërdrejt ndaj nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri duke e akuzuar për mos-sinqeritet. Ai e pyeti se pse nuk po tregohen të sinqertë sa i përket asaj se ndoshta nuk i kanë numrat për formimin e një qeverie të opozitës.
Syla në emisionin Pressing në T7 thotë se partitë opozitare si duket po e përkrahin në heshtje Albin Kurtin.
“Pse nuk jeni të sinqertë e me thon nashta nuk i kemi numrat. Ndoshta nuk na ngon filan deputeti për këtë lloj të koalicionit, ndoshta mund të ju ikin disa deputetë me Nismën dhe VV pa dëshirën e LDK. A jeni tu dashtë në heshtje me mbështet Albin Kurtin partitë e opozitës tu thon na spo e votojmë kështu publikisht, e me thon ishalla ikë dikush e na len Albinin edhe një mandat”, tha Syla.
Tutje, ai madje tha se partitë opozitare nuk po kanë guxim ta rrëzojnë Kurtin, nga frika se mund të pësojë ngritje.
“Po mungon një guxim politik me rrëzu Kurtin, se ju ka hi një traumë politike të gjitha partive, se nëse rrëzohet ai rritet, nëse vjedh ai rritet, nëse vjedh ai shkon tu rrit, nëse e njek prokuroria ai shkon tu rrit, a nuk është ai një gogol që e keni kriju ju. A eshte traumë politike, apo cka është?”, përfundoi Syla.