Valon Syla: Ka ndodhë diçka në Shipol, Kurti ka nejt tanë natën, para ditës së zgjedhjeve

Gazetari Valon Syla, ka folur për gabimet e exit pollëve në rastin e Mitrovicës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kërkuar që të hetohen exit pollët.

Valon Syla tha se diçka ka ndodhur në lagjen Shipol.

“Nuk është hera parë që ia huqin exit pollët, unë mendoj që janë disa faktorë profesionalë, por esencë përdorimi i politikës kur nuk ia qëllon unë mendoj që është Inxhinjering në vete, nuk është Inxhinjering exit polli, por Albin Kurti po e bën këtë. Psh Besnik Bisimi që thoshte s’po më merr gjumi kur po i shoh 55%, ose Armend Muja kur thojke 16 komuna kem me i marrë, përfundun 4”.

“Unë mendoj që ka ndodhur diçka lagjen Shipol, për çka të të informojnë edhe zyrtarisht, ka ankesa, mendoj që Shipol ku ka nejtë Albin Kurti gjithë natën para ditës zgjedhjeve, me gjasë që ka ndodh diçka, ajo është ne hetim dhe duhet me prit çka ka ndodh”, ka thënë Syla në “Pressing”.