Valon Syla e quajti “Harry Potter”-kë, Kica-Xhelili ia kthen intersant në gjuhë të filmit

Gazetari Valon Syla e quajti “Harry Potter”-kë deputeten e zgjedhur të LDK-së, Doarsa Kica-Xhelilin, duke nënkuptuar mosmaturi të saj – kjo me referencë me filmin fantastiko-magjik të autores J.K Rowling.

Por, kjo e fundit ia ktheu në gjuhë mu të filmit “Harry Potter” me magjinë që në film quhet “Riddukulus”, një magji kjo që, për njohësit e filmit, është kryesore dhe që shpreh mundjne e “frikës ndaj frikës” duke e bërë objekt tallës.

E qeshmja, sipas magjisë në fjalë, e bënë frikën të duket objekt talljeje, dhe rrjedhimisht nuk është më frikë – siç i mëson mësuesi te Harry Potter.