Valon Murati u drejtohet qytetarëve të Kosovës (Video)

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati iu është drejtuar qytetarëve përmes një video mesazhi.

Nëpërmjet kësaj videoje, Murati ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten projektit politik të Lëvizjes për Bashkim si e “vetmja shpresë” për vendin, si e vetmja shpresë për zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe, si e vetmja shpresë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si e vetmja shpresë për sundimin e ligjit e zhvillim ekonomik.
Në fjalimin e tij, kryetari Murati thekson se LB-ja deri më sot ka arritur që të dëshmojë se është subjekt politik serioz dhe parimor, se është subjekt politik që prodhon rezultate konkrete në punë dhe, që është subjekt i cili në themel të vlerave të saj ka etikën e punës. 
Murati thekson se është e nevojshme që qytetarët duke pasur këtë në mendje, të reflektojnë për atë që LB së bashku me ta, me të gjitha potencialet e tyre intelektuale e profesionale mund t’i ofrojnë Kosovës.
Kështu që, ai fton qytetarët të bëhen pjesë e njerëzve që kanë një ëndërr të madhe: ëndërr për një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë.  Ai në fund thekson që së bashku, jemi e vetmja shpresë!

 

Më poshtë gjeni mesazhin e kryetarit të LB-së: