Valon Murati: Haxhi Thaçi ia la trashëgimi Kosovës një ndër bartësit kryesorë të lirisë së saj, duhet të pushojë i qetë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit dhe familjes së tij, për vdekjen e Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit.

Murati tha se “Haxhi Thaçi trashëgimi ia la Kosovës një ndër bartësit kryesorë të lirisë së saj”. “Një jetë e jetuar në kuptimin e saj të plotë”.

“Haxhi Thaçi duhet të pushojë i qetë, sepse kur të shkruhet historia e Kosovës dhe shqiptarëve nesër, bartësit e luftës dhe lirisë do të rriten, të tjerët do të vazhdojnë të zvoglohen dhe nuk do të shihen nga vogëlsia e tyre”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Madhështia e bartësve të lirisë qëndron në faktin se nuk e kanë kërkuar madhështinë, por historia ua dhuron atë për shkak të përpjekjeve dhe drejtësisë së vizionit të tyre”, shtoi ai.