Valdrin Sahiti po ndihet i vetmuar, kjo është gjendja…

Valdrin Sahiti është një nga dizajnerët më të njohur shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, me një karrierë të konsoliduar dhe prani të vazhdueshme në skenën e modës.

Megjithatë, pavarësisht suksesit profesional dhe jet’s aktive, ai ka ndarë së fundmi një moment më personal.

Përmes një postimi në InstaStory, ku shfaqet duke udhëtuar me aeroplan, Sahiti ka shprehur ndjesinë e vetmisë, shkruan “Kosovarja”.

Ky postim ka sjellë në vëmendje anën njerëzore të një figure publike që zakonisht shihet në dritën e luksit dhe suksesit, duke treguar se edhe prapa imazhit publik ekzistojnë ndjenja reale dhe momente introspektive.