“Mirë se vini te Real Madridi. Nëse bën shumë ndryshime je revolucionar. Nëse nuk bën ndryshime je konservator. Ky klub është shumë i vështirë. Nuk i pranon humbjet, madje as barazimet”. Kështu u shpreh ish-lojtari 70-vjeçar i “Los Blancos”, Jorge Valdano.
Ai theksoi se “Real Madridi është në kërkim të ekuilibrit, çka nuk duhet aspak e lehtë”, teksa analizoi shkaqet e pasigurisë së ekipit të bardhë. Sipas tij, “skema e Xabi Alonos ndaj Elche është e njohur, sepse e përdorte shpesh te Bayer Leverkusen. Megjithatë, skemat pa lojtarët e duhur nuk shërbejnë për asgjë. Siç thoshte Menotti, janë si numra telefoni”.
Valdano shtoi: “Xabi Alonso nuk ka gjetur ende në mesfushë lojtarë që i japin ekipit referenca dhe rrjedhshmëri, besoj se kjo i ndëshkon mbrapa dhe përpara”. Ai përmendi rastin e Arda Güler: “Tani është i detyruar të luajë disa metra më pas…, kjo e shkëput nga Mbappé”.
Valdano përfundoi: “Gjithmonë ka një zinxhir pasojash që nuk e lejon ekipin të stabilizohet. Presioni që rrethon klubin dhe Xabi Alonson e bën lojën jashtëzakonisht të vështirë”.
The post Valdano diagnostikon problemet që kërcënojnë Real Madridin e Xabi Alonos appeared first on Telesport.










