Valbon Krasniqi tregon sa shtretër janë në dispozicion: 600 pacientë janë të shtrirë me koronavirus

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK, Valbon Krasniqi, ka thënë se jemi në një situatë të vështirë, dhe secili prej nesh duhet të jap kontributin tonë që të bie numri i tyre, ai ka bërë të ditur se në dispozicion kanë 700 deri në 750 shtretër.

Krasniqi ka bërë të ditur së kanë në dispozicion 700 deri në 750 shtretër, ndërsa janë të shtrirë 600 pacientë me koronavirus.

“Është duke na pritur një luftë e madhe për ta përballuar numrin e madh të pacienteve. Shëndeti i qytetarëve është duke u rrezikuar. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që pacienteve ti krijoJmë kushte. Duke e parë numrin e ri të infektuarve kemi bërë një organizim që pacientët që e kanë gjendjen më të lehtë të trajtohen në spitalet regjionale”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se 43 pacientë janë në gjendje të rëndë, 20 të intobuar, ndërsa 385 në oksigjenoterapi, dhe për këtë duhet një angazhim i gjithë personelit mjekësor, sepse nuk është situatë e lehtë.

Ai ka ka theksuar se janë gjithsej 600 pacientë të shtrirë në hapësirat e SHSKUK.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.