Aktori i famshëm Sylvester Stallone ishte në përgatitje e sipër të projekteve të tij të radhës pavarësisht se po raportohej se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Megjithatë përveç se njihet si ”Rocky Balboa”, famën po duket se po ia rrëmbejnë edhe dy nga pasardhëset e tij, njofton Klan Kosova.
Bëhet fjalë për të bijat e tij, Sophia dhe Sistine Stallone, të cilat sfiluan ndërsa ishin pjesë e ndejës së Boohoo Block në Los Anxhelos pas pjesmarrjes së tyre në pasarelat e linjës së re të veshjeve të markës Zendaya.
Sophia dukej sikurse një modele e pasarelave ndërsa Sistine kishte zgjedhur që të merrte vëmendje me bluzëne saj të shkurtë nga e cila theksonte belin dhe gjoksin e saj.