Vajza nga Kosova fiton bursë prej 120 mijë dollarësh në Amerikë

Edisa Shoshi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm. Studentja pejane ka arritur të marrë bursë prej $120,000 në Valparaiso University, partneri i Smart Center në SHBA.
Kjo është bursa më e madhe që ky Universitet ofron, dhe Edisës ia mbulon të gjitha shpenzimet shkollore.
“Puna e madhe e Edisës, rezultati i lartë në testin SAT të cilin e arriti përmes ndihmës profesionale të stafit tonë, dhe ndihma në aplikim rezultuan në atë që të gjithe e deshironim – burse rekord për studentën tonë punëtore. Gjithcka u shperblye tashmë! Valparaiso i cili rangohet i 18-ti në botë për degën e Inxhinierisë, në të cilën Edisa aplikoi, e ka te hapur ende aplikimin. Aplikoni permes Smart Center dhe prekni edhe ju enderrat tuaja!”, thuhet në postimin e Smart Center.

Image