Arta Mustafa vajza e Salih Mustafës (Cali) ka njoftuar për vdekjen e gjyshit të saj, Jahja Mustafa.
Ajo ka thënë se gjyshi i saj kishte afër të gjithë përveç Calit që është në burgun e Hagës.
Postimi i saj:
Gjyshi na la…
Dhimbje që vështirë përshkruhet me fjalë.
Ai ishte më shumë se gjysh – ishte zemra e familjes sonë, streha ku gjithmonë gjenim ngrohtësi, fjalë të urta dhe dashuri pa kushte.
Çdo këshillë e tij, çdo shikim, çdo përqafim, sot na mungon më shumë se kurrë.
Me ikjen e tij, një pjesë e shpirtit tonë u shkëput.
Afër kishe fëmijët e tu; Gencin, Benin e Dritën, por jo Calin.
Lamtumirë gjysh.
Do të na mungosh çdo ditë, në çdo kujtim, në çdo lutje.
Të kujtojmë përherë gjysh, ashtu si në këtë foto, me buzëqeshje e të bashkuar.
Varrimi i gjyshit do të mbahet nesër, e premte, në orën 12:00, në fshatin Rimanishtë













