Vajza e heroit Hamëz Jashari publikon zërin e babait të saj

Besarta Jashari, e bija e heroit legjendar Hamëz Jashari ka publikuar një audio-regjistrim i cili flet për guximin, sakrificat si dhe përkushtimin për lirinë e vendit.
Megjithëse kanë kaluar 20 vite që kur ka përfunduar lufta, Besarta thotë se fjalët e Hamzës janë dëshmi se si duhet atdheu e liria.
Mes tjerash, gjatë këtij rrëfimi ajo thotë se përjeton edhe harmoninë familjare që dikur kishin si familje.
Postimi i plotë i Besartës:
…zëri që më qetëson shpirtin !
Sot, pas më shum se 20 vjet, fjalët e babushit përbëjnë një dëshmi se si duhet atëdheu e liria, dëshmon për familjën tonë…
Në këtë audio regjistrim, që është i publikuar vetëm pjesërisht, mund të dëgjoni fjalët e babushit përmes të cilave e kuptojmë guximin e përkushtimin për liri, sakrificën për shumë vite që bënte familja jonë, presionin sistematik që përjetonim… por mbi të gjitha të palëkundur dashurinë dhe besimin në lirinë që po na priste…
Gjatë këtij rrëfimi të babushit, mes tjerash përjetoj edhe harmoninë familjare që dikur kishim dhe sot më përcjellë si një kujtim i mire.
Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri.

https://www.facebook.com/100000030984290/posts/2291112754233068/