U.D ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka marrë pak rolin e Kryeprokurorit.
Ai ka kërkuar që numërimi të vazhdojë menjëherë në Mitrovicë.
Postimi:
Prokuroria në Mitrovicë nuk duhet t’i shërbejë propagandës se një subjekti politik që i ka humbur zgjedhjet. Meqë tashmë bëhet fjalë vetëm për gabime teknike të numrave serik në fletëvotime të vërtetuara nga KQZ, e të cilat kanë zero ndikim në integritetin e zgjedhjeve në komunën përkatëse, atëherë, Prokuroria e Mitrovicës duhet menjëherë ta lejojë vazhdimin e numërimit të fletëvotimeve.
Secili veprim tjetër, konsiderohet i anshëm dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi









