Ushtria izraelite vr*et 23 palestinezë pranë vendit të ndihmave në Gaza

Forcat izraelite kanë vrarë 23 palestinezë pasi hapën zjarr ndaj turmave të mbledhura pranë një vendi  ndihmash, thonë dëshmitarët dhe mjekët për BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tanke dhe dronë qëlluan mijëra njerëz pranë një qendre ndihmash në Gazën qendrore të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, thanë dëshmitarët dhe mjekët.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat qëlluan me armë paralajmëruese pasi njerëzit u mblodhën aty pranë. Një avion izraelit më pas goditi “disa të dyshuar” të cilët, sipas IDF-së, vazhduan të ecnin drejt trupave.

GHF ka mohuar se ka ndodhur një të shtënë pranë vendeve të saj. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 400 palestinezë janë vrarë në incident

The post Ushtria izraelite vr*et 23 palestinezë pranë vendit të ndihmave në Gaza appeared first on Kosovapost.net.