Izraeli njoftoi se disa nga raketat e lëshuara nga Irani në orën e fundit nuk ka mundur t’i interceptojë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë ushtria izraelite tha se shumë raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit dhe se shumica e tyre u interceptuan.
Popullata u paralajmërua të vazhdonte të ndiqte udhëzimet ndërsa Komanda e Frontit të Brendshëm njoftoi se mund të largohen nga strehimoret.
Televizioni izraelit “Channel 12” raportoi se sistemi mbrojtës nga raketat balistike THAAD i prodhuar në SHBA u aktivizua gjithashtu për të interceptuar raketat.
Më tej thuhet se u lëshuan rreth 8 raketa, 2 prej tyre ranë në zona të hapura dhe se alarmet u aktivizuan në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Shërbimi izraelit i emergjencës, “Ylli i Kuq i Davidit” njoftoi se nuk ka pasur të plagosur nga raketat dhe se 4 persona u plagosën ndërsa po largoheshin në strehimore.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.
The post Ushtria izraelite: Disa ra*keta të lëshuara nga Irani nuk arritëm t’i interceptojmë appeared first on Kosovapost.net.