Media ndërkombëtare “Sky News” ka përzgjedhur një fotografi me ushtarë të Kosovës në mesin e fotove të javës.
Ajo është shkrepur gjatë shënimit të 18-vjetorit të shtetësisë së Kosovës.
“Anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës marshojnë në një paradë gjatë festimeve të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, thuhet më mbishkrimin e fotos së realizuar nga Reuters.
Nga pistat e Lojërave Olimpike Dimërore deri tek festimet e Vitit të Ri Hënor, janë ndër mazhet e javës të zgjedhura nga redaktorët e fotografive të medias prestigjioze britanike.










